Home

No Exit

tk_logo_al

AUDICION

Ditën e hënë me dt 24/03/2014 ne orën 11:00 në studion e provave në Teatrin Kombëtar zhvillohet audicion për dramën “Udhëtim i gjatë drejt natës” nga Eugene O’Neill. Audicioni do të zhvillohet për rolet e Xhejmi dhe Edmundi. Të gjithë aktorët e interesuar nga mosha 25-35 vjeç të drejtohen më parë në sekretarinë e Teatrit Kombëtar për tu njohur me dramën (nëse janë të interesuar) dhe detajet e nevojshme për audicionin. Aktorët duhet të regjistrojnë emrin në sekretarinë e Teatrit Kombëtar deri ditën e hënë dt 24/03/2014 në orën 10 00 . Sekretaria është e hapur çdo ditë nga ora 9:00-13:00 dhe 14:00-16:00. Bashkëngjitur këtij njoftimi të gjithë aktorët e interesuar mund të gjejnë aktin e katërt të veprës i cili është edhe fragmenti i përzgjedhur për audicion.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin,
TEATRI KOMBËTAR

Download the materials for the audition of 24th of March in Teatri Kombëtar (National Theatre):

4th Act for audition March 2014